Ministri Çeku: Kosova po bëhet me teatër të ri kombëtar, duke e ruajtur teatrin e vjetër 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se projekti zbatues për rinovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka marr edhe pëlqimin përfundimtar nga Komisioni i IKMM-së.

Ministri Çeku  po ashtu ka bërë të ditur se përveç rinovimit të ndërtesës së TKK-së parashihet edhe shtim i hapësirave të reja për të krijuar kushte të dinjitetshme.

“Vazhdojmë me shpalljen e procedurës për angazhimin e operatorit për realizimin e punimeve. Kosova po bëhet me teatër të ri kombëtar, duke e ruajtur teatrin e vjetër.

Kemi punuar me gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës, profesionistët më të mirë të vendit tonë për hartimin e projektit, i cili përveç rinovimit të ndërtesës parasheh edhe shtim të hapësirave të reja për të krijuar kushte të dinjitetshme për aktorët e stafin dhe përjetim të përmirësuar artistik për publikun”, është shprehur Ministri Çeku. /Kosova.info/

Go to TOP