Ministri britanik thotë se Rusia po kryen krime lufte
Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, e ka quajtur krim lufte bombardimin e një materniteti dhe një reparti fëmijësh në Mariupol, në juglindje të Ukrainës.
Duke folur për BBC-në, Heappey tha se pavarësisht nëse ishte një sulm i shënjestruar apo jo, të dyja, sipas tij, përbëjnë një krim lufte.
Ai shtoi se është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare “të sigurohet që provat të mblidhen, të regjistrohen, në mënyrë që kur të vijë koha dhe ju premtoj se do të vijë koha, të ketë një mundësi për t’i ndjekur penalisht këta njerëz në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
