Takimi Lavrov dhe Kuleba pa marrëveshje për armëpushim

Të dy ministrat u takuan në Antalia, Turqi, për të diskutuar një sërë temash, duke përfshirë një takim të mundshëm midis presidentëve Vladimir Putin dhe Vladimir Zelensky.

Kuleba tha se negociatat me Lavrovin ishin të vështira dhe takimi i dy ministrave zgjati një orë e gjysmë.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë negociatat. Unë erdha në këto për të rregulluar korridoret humanitare dhe diskutuam gjithashtu një armëpushim 24-orësh. Lavrov tha se do të diskutojë me autoritetet në Rusi. “Shpresoj se do të hapen më shumë korridore humanitare, sepse shumë njerëz po vuajnë”, tha Kuleb në konferencën për shtyp.

Pas tij, të pranishmëve iu drejtua shefi i diplomacisë ruse, i cili theksoi se bëhet fjalë për tejkalimin e krizës.

“Ne kemi punuar në përpjekjen për të zgjidhur krizën. Ne shpjeguam se çfarë po bën Rusia nga ana e saj për të ndihmuar civilët e kapur nga të ashtuquajturit vullnetarë,” tha Lavrov.

Sa i përket armëpushimit të mundshëm, nuk është arritur asnjë marrëveshje, thanë të dy zyrtarët, por ka mundësi që ata të takohen sërish pas bisedimeve me presidentët Zelenski dhe Putin.

Go to TOP