Ministrat shqiptarë nisen me autobus drejt Prishtinës

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e tetë, mes dy qeverive Kosovë – Shqipëri, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Tashmë, ministrat shqiptarë janë nisur drejt Prishtinës.

Ka qenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ka shpërndarë një fotografi nga autobusi me të cilin udhëtonin së bashku ministrat shqiptarë.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Ndërsa kryeministri Rama bashkë me disa ministra dje kanë arritur në Kosovë, të cilët vizituan familjen e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Go to TOP