Milani kërkon një sulmues, Ramos në listën e kuqezinjve
Milani është në kërkim të një sulmuesi të klasit të lartë këtë verë dhe Gonçalo Ramos është në listën e kuqezinjve.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit italian janë të interesuar për portugezin e Paris Saint-Germain, por transferim i tij duket i pamundur për momentin.
PSG nuk ka ndërmend ta shesë 23-vjeçarin, për të cilin verën e kaluar shpenzoi 65 milionë euro. Edhe pse Ramos zhvilloi vetëm 12 ndeshje si titullar në Ligue 1 dhe një në Ligën e Kampionëve, ai arriti të shënojë 19 gola, një tregues i qartë i efektivitetit të tij edhe si rezervë.
Për shkak të kostos së lartë, Milani po shqyrton mundësinë e një huazimi në muajin gusht, kur tregu zakonisht hap më shumë hapësira për negociata të ndërlikuara. Në këtë përpjekje, një rol kyç mund të luajë agjenti i tij, Jorge Mendes, i cili ka një marrëdhënie të mirë me drejtuesit kuqezinj dhe së fundmi ka ndërmjetësuar transferimin e Estupinan. Edhe pse marrëdhënia me Mendes ka pasur luhatje në raste si Conceicao apo Joao Felix, bashkëpunimi mbetet funksional.
Ndërkohë, drejtori sportiv Igli Tare nuk ka ndërmend të nxitohet. Ai është i vetëdijshëm për rëndësinë e një sulmuesi të klasit dhe ka përvojën për të pritur momentin e duhur në afatin kalimtar që ende nuk ka dhënë goditjet e saj të mëdha.
Për Milanin, Gonçalo Ramos mbetet një ëndërr e arsyeshme – por vetëm nëse PSG pranon të hapë derën për një huazim strategjik.
