Milani dhe Rabiot afër marrëveshjes, kjo është oferta

Reprezentuesi i Francës, Adrien Rabiot, raportohet se është afër transferimit te AC Milan.

Rabiot dhe Juventusi duket së janë afër ndarjes. ‘San Siro’ sipas medieve italiane, do të jetë ‘shtëpia’ e radhës për francezi.

‘Rossonerët’ thuhet se kanë bërë gati kontratën për Rabiot e cila do të jetë trevjeçare më pagë vjetore 7 milionë euro.

Ndryshe, francezi është duke u kërkuar edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe ish-skuadrën e tij, PSG.

Mirëpo, siç raportohet, lojtari dhe Milani shumë shpejtë pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen. 

Go to TOP