Milan në sulm për Amrabat

AC Milan raportohet se është i interesuar për mesfushorin e Manchester United, Sofyan Amrabat.

Reprezentuesi i Marokut po luan tek “Djajtë e Kuq” në formë huazimi nga Fiorentina dhe marrëveshja përfshin opsionin e blerjes prej 25 milionë euro.

Megjithatë, Man United pritet ta kthejë Amrabat në Firencë në fund të këtij sezoni.

Milani thuhet se po vëzhgon lojtarin dhe do të provojë që Amrabat ta mbajë në Serie A.

“Rossonerët” synojnë që lojtarin ta blejnë më çmim më të ulët.

Milan dhe Fiorentina mësohet se shumë shpejtë do të nisin negociatat për transferimin e marokianit në “San Siro”.

Go to TOP