Miftaraj: Presidente a e ke ndërmend me u kthy në Kosovë?

Sulmet që ndodhën këtë të shtunë në Zubin Potok e Zveçan kanë ngjallur shumë reagime në vend, për më shumë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjendet për vizitë në New York e kryeministri i vendit, Albin Kurti, në Shkup.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar që presidentja Osmani të kthehet në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Miftaraj tha se Kushtetuta e Kosovës e rendi kushtetues e kërkon së paku prezencën e presidentit në Kosovë.

“Presidente, a e ke ndërmend mu kthy në Kosovë? Kthehu, sepse Kushtetuta e Republikës, rendi kushtetues, integriteti dhe sovraniteti i Republikës, kërkojnë së paku prezencën tënde në Kosovë”, është shprehur Miftaraj.

Go to TOP