Michel për situatën në Kabul: Siguria e qytetarëve të BE-së është prioritet

Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel, pas situatës në Kabul të Afganistanit thotë se siguria e qytetarëve të Bashkimit Evropian është prioritet.

Michel mes tjerash bën të ditur se është në kontakt të ngushtë me Shefin e Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, për zhvillimet në Afganistan, njofton Klankosova.tv.

“Në kontakt të ngushtë me @JosepBorrellF dhe ndjekjen e zhvillimeve në #Afganistan. Siguria e qytetarëve të BE -së, personelit dhe familjeve të tyre është prioritet në një afat të shkurtër. Po aq e qartë se shumë mësime do të duhet të nxirren” është shprehur Michel.

Go to TOP