Metamorfoza të verbon

Shkruan: Besim XANI

Në Eskilin e Kadaresë e kam lexuar se pa Eskilin antik nuk do të kishim Shekspir, e nisa këtë shkrim në rolin e ndikimit tek shkrimtarët me një thënie se “njeriu mëson nga çdo gjë”, unë nuk mund të pajtohem me këtë, diku e kam lexuar se për ta kuptuar Vigenshtajnin duhet tejkaluar atë! Ku ka logjik të mësosh nga dikush që është nën nivelin tuaj, dikush mund të të jep një përvojë por ajo është një përvojë që me një racionalitet vjen deri te ai konkluzion. Shpesh flitet për libra/lexim por shumë pak flitet si lexon dhe çfarë lexon. Sot bota ka libra të shkruara sa që shumë jeta janë pak për ti lexuar, e çfarë të bëjmë si të lexojmë!? Për shembull ti mund ta lexosh tërë letërsinë shqipe por po nuk e lexove Kadarenë dhe Lasgushin ti nuk ke lexuar asgjë! Kjo ishte një krahasim edhe për shkrimtarët botëror, kam mbetur i mahnitur edhe pse Kafka kurrë nuk e mori çmimin Nobel për letërsi, si shumica e nobelistëve ku shumë u ndikuan nga ai dhe u citua në fjalimet e tyre në komunitetin e nobelistëve dhe në intervista të ndryshme. Nuk e di a do të kishim Kamy dhe Kadare pa grekët antik Shekspirin dhe Kafkën, Kadare gjithmonë ka shprehur admirim për Kafkën, ndikimi i Kafkës është i jashtëzakonshëm edhe te shkrimtarët tjerë dhe nobelistët tjerë të mëdhenj. Vepra e tij (Metamorfoza) ishte një vepër aq e vërtetë, sa që shumë pak kanë guxuar ta lexojnë sepse ajo “Si Dielli të verbon!” Me të vërtetën e tmerrshme të absurditetit të ekzistencës njerëzore, ndikimi i Metamorfozës u pa te Markezi, Borgesi, Murakam, Sartri, Bekketi si dhe shumë e shumë të tjerë. Ja vlen ta përmendim thënien e tij për letërsinë e madhe ku ai thotë: “Një libër duhet të jetë sëpatë për të çarë detin e ngrirë brenda nesh.” Kjo është letërsia e Kafkës, kjo është kryevepra e tij, për mua ndër më të mëdhatë e letërsisë botërore, pas Shekspirit askush nuk guxon të krahasohet me këtë mendje të çuditshme për mendimin tim, ky është shkrimtari më i frikshëm i letërsisë botërore vepra e tij tregon se sa tragjike është natyra njerëzore në një shoqëri dhe në një univers krejtësisht indiferent, por ai na porosit që të mësojmë me këto të vërteta, ngase sipas Niçes “Kur njeriut i dalin përpara të vërtetat e jetës ai çmendet.”


Go to TOP