Mësohet arsyeja pse Haaland ka përjashtuar një kalim të mundshëm te Manchester United

Erling Haaland do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës, me Manchester Cityn dhe Real Madridin që kanë më shumë gjasa për blerjen e sulmuesit norvegjez.

Një klub që flitej në të shkuarën ishte edhe Manchester United, por sipas ESPN, Haaland ka hedhur poshtë çdo mundësi të një lëvizjeje te ky klub, për shkak të paaftësisë së tyre të luftuar për trofe të mëdhenj.

Ky medium shton se United ishte një nga skuadrat më të interesuara për të gjatë kohës së tij në Red Bull Salzburg, por 21-vjeçari tani nuk i beson projektit sportiv të klubit nga “Old Trafford”.

Mino Raiola ka informuar Manchester United se Haaland ndihet sikur klubi nuk mund të përmbushë ambiciet e tij, pavarësisht faktit se ata besohet se janë afër të marrin një trajneri të ri të përhershëm.

ESPN pretendon se United do të ishte i gatshëm të barazonte çdo ofertë që i bëhet sulmuesit nga Manchester City dhe Real Madrid.

Manchester City në anën tjetër besohet se është i gatshëm t’i premtojë Haaland një pagë që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Angli.

Daily Mail raporton se City janë favoritët për të nënshkruar me Haaland , megjithëse presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mbetet me shpresë për të krijuar dyshen me norvegjezin me Kylian Mbappe përpara sezonit 2022/23.

Go to TOP