Mitsotakis mesazh Erdoganit: Aleatët tanë dhe ushtria janë mburojë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ika dërguar së fundmi një tjetër mesazh Turqisë. Ai u shpreh kundër politikës agresive të Ankarasë, duke theksuar se praktikat e Rexhep Tajip Erdogan shkelin Traktatin e Lozanës.

“Turqia duhet të kuptojë se vlefshmëria gati njëshekullore e Traktatit të Lozanës do të pasohet nga shumë të tjerë”, tha kryeministri.

“Greqia do të marshojë me mburojën e diplomacisë, aleancat e saj të forta dhe mburojën e Forcave të Armatosura”, tha Mitsotakis.

“Këtë e kërkon historia dhe gjeografia, legjitimiteti dhe stabiliteti ndërkombëtar. Sepse përballja e vërtetë e një vendi është me të kaluarën dhe të ardhmen e tij”, nënvizoi ai.

Go to TOP