Gjykata merr një vendim edhe për 6 persona tjerë që dyshohen për trafikimin dhe dhunimin e 11-vjeçares

Dymbëdhjetë persona ndodhen në paraburgim nën dyshimet për dhunimin dhe trafikimin e një 11-vjeçareje nga Prishtina, në raste të ndara – në qershor dhe në gusht të këtij viti.

Vajza 11-vjeçare nga Prishtina dyshohej se ishte trafikuar e dhunuar edhe në muajin qershor. Por ndalimi i shtatë personave u bë tek pas më shumë se dy muajve nga ngjarja e trishtë. Shtatë personat e dyshuar u ndaluan pasi që e mitura dyshohej se u dhunua edhe nga pesë persona tjerë në muajin gusht, këta të fundit ishin arrestuar brenda pak ditësh.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se gjashtë personave të dyshuar për veprat penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, u janë caktuar edhe nga dy muaj paraburgim, ndërsa personi i shtatë është arrestuar në muajin shtator dhe i njëjti ndodhet akoma nën masën e paraburgimit.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.RR.,G.S.,B.S.,F.S,M.S. dhe M.R., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 01.10.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç, ndërsa personi i shtatë është arrestuar më vonë, gjegjësisht me datë 13.09.2022 dhe gjendet në masën e paraburgimit”, tha Gashi.

Ditë më parë u raportua se Gjykata e Prishtinës ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj edhe pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në muajin gusht, në mesin e të paraburgosurve janë edhe tre persona të mitur.

Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici me datën 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria.

Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

Go to TOP