Merkel vazhdon të nxisë idenë e një takimi të BE-së me Putinin

Të hënën Kancelarja gjermane Angela Merkel i doli sërish në mbrojtje propozimit për një takim të nivelit të lartë mes Bashkimit Evropian dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Ajo tha se kjo do të është mënyra më e mirë për të trajtuar çështjet rajonale. Deklarata vjen disa ditë pasi udhëheqësit e tjerë evropianë refuzuan në Bruksel një propozim të saj dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, për një samit të kësaj natyre.

Udhëheqësit e Evropës Lindore, veçanërisht ato vende që ndajnë kufirin me Rusinë, thanë se një takim i tillë do të shpërblente Vladimir Putinin për sjelljet agresive të kohëve të fundit të Rusisë, sikurse sulmet kibernetike apo dislokimin e trupave në kufirin me Ukrainën.

Megjithatë krerët e BE’se ranë dakord të përcaktojnë udhëzimet dhe kushtet për një samit të ardhshëm.

Por duke folur të hënën, gjatë një takimi virtual mes parlamenteve franceze e gjermane, zonja Merkel tha se është më mirë për udhëheqësit e Bashkimit Evropian që të flasin drejtpërdrejt me presidentin rus, sesa t’i diskutojnë problemet mes njëri-tjetrin.

“Për momentin marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian nuk janë vërtet të mira, por edhe gjatë Luftës së Ftohtë, njerëzit bisedonin me njëri-tjetrin”, tha Merkel.

“Ndaj mendoj se heshtja nuk është e favorshme për zgjidhjen e problemeve”, shtoi ajo.

Go to TOP