Memorandumi i vitit 2008 i Presidentit Bush, lejon furnizimin amerikan të Kosovës me armatim mbrojtës

Furnizimi me armatim i Kosovës të llojit Javelin, nuk ishte i papritur.

Ish presidenti amerikan George W Bush me 19 mars 2008 i kishte dërguar një memorandum Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me furnizimin me artikuj mbrojtës dhe shërbime mbrojtëse për Kosovën me anë të së cilës do ta forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të promovojë paqe botërore”, shkruan Kosova.info.

Në këtë memorandum të presidentit të 43-të i Shteteve të Bashkuara i cili mbajti pozitën për dy mandate nga 2001 deri më 2008 theksohej:

Memorandum mbi pranueshmërinë e Kosovës për të marrë artikuj të mbrojtjes dhe shërbime të mbrojtjes sipas Aktit të Ndihmës së Jashtme të vitit 1961, i ndryshuar, dhe Aktit të Kontrollit të Eksportit të Armëve, i ndryshuar

19 mars 2008

Vendim Presidencial Nr. 2008-15

Memorandum për Sekretarin e Shtetit

Tema: E drejta e Kosovës për të marrë artikuj të mbrojtjes dhe shërbime të mbrojtjes sipas Aktit të Ndihmës së Huaj të vitit 1961, i ndryshuar, dhe Aktit të Kontrollit të Eksportit të Armëve, i ndryshuar

Në përputhje me autoritetin që më jepet nga Kushtetuta dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë nenin 503(a) të Aktit të Ndihmës së Huaj të vitit 1961, i ndryshuar, dhe seksionin 3(a)(1) të Aktit të Kontrollit të Eksportit të Armëve , i ndryshuar, konstatoj se furnizimi i artikujve të mbrojtjes dhe shërbimeve të mbrojtjes në Kosovë do të forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të promovojë paqen botërore.

Ju jeni të autorizuar dhe të drejtuar t’ia transmetoni këtë përcaktim Kongresit dhe të organizoni botimin e këtij përcaktimi në Regjistrin Federal.

Xhorxh W. Bush /Kosova.info/

Go to TOP