Memli Krasniqi mbledhë deputetët e PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka mbledhur sot deputetët e partisë së tij.

Krasniqi ka thënë se sot janë takuar para fillimit të sesionit pranveror të Kuvendit ku është diskutuar për agjendën legjislative dhe iniciativat konterete që do marrin gjatë këtij viti.

“Sot, para fillimit të sesionit pranveror të Kuvendit, së bashku me deputetët diskutuam për agjendën tonë legjislative dhe iniciativat konkrete të cilat do të ndërmarrim gjatë këtij viti. PDK do të jetë gjithmonë aktive, e përgjegjshme dhe konstruktive kur në pyetje janë interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka vlerësuar se gjatë vitit 2022, Grupi Parlamentar i PDK-së ka përmbushur rolin e vet si lider i opozitës, me më së shumti iniciativa e projektligje të propozuara në Kuvendin e Kosovës.

“Dinamika e punës do të shtohet edhe më shumë në vitin 2023”, shtoi ai.

Go to TOP