Mehmetaj: Politika e Kurtit legjitimon Listën Serbe dhe rrit ndikimin e saj në Veri

Gazetari Lirim Mehmetaj analizon rezultatet e fundit të zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës duke theksuar se Lista Serbe i ka fituar të gjitha komunat që kishte në fokus. Sipas tij, politikat e Qeverisë Kurti, të prezantuara si “çlirimi i Veriut”, kanë rezultuar në legjitimin e Listës Serbe, në vend që ta zvogëlonin ndikimin e saj.

Në të kaluarën, fitoret e Listës Serbe shpjiheshin me kontroll lokal dhe praktika banditeske. Sot, narrativi i Kurtit se Veriu është “i lirë dhe i çliruar” ka bërë që fitorja e Listës Serbe të duket e ligjshme duke fuqizuar pozitat e saj në politikën lokale dhe duke minuar synimet strategjike të Kosovës.

Mehtaj kritikon gjithashtu mungesën e reagimit të opozitës, e cila sipas tij nuk po angazhohet për të mbajtur Qeverinë përgjegjëse për këtë zhvillim të rëndësishëm në Veri. /Kosova.info/


Go to TOP