Mediat sllovene besojnë se Tanja Fajon po mbulon aferën Golob-Berishaj

Gazeta sllovene “Demokratija” raportoi sot një artikull në lidhje me kryeministrin slloven Robert Golob, kompaninë sllovene energjetike GEN-I, në krye të së cilës Golob ishte deri në marrjen e detyrës së kryeministrit, transferimin e shumave të mëdha parash nga ajo kompani e cila është dashur të përdoret për financimin e fushatës së Lëvizjes “Vetëvendosje” nga Albin Kurti përmes ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe ka lidhur vizitën e fundit të shefes së diplomacisë së Sllovenisë, Tanja Fajon, në Kosovë dhe Serbi.

“Demokratija” thekson se ka edhe incizime me kamera nga banka të ndryshme, duke përfshirë edhe Raiffeisen Bank në Bukuresht, ku shihet Golob.

Mësohet se Golob ka deklaruar se ndodhej në Rumani për të “hapur një zyrë të kompanisë GEN-I diku në periferi”, megjithatë rezultoi se kjo “hapje zyre” po bëhej në një filial të “Raiffeisen Bank” në Bukuresht, jo shumë larg selisë së kompanisë GEN-I.

“Përmendet edhe vizita e shefes së diplomacisë së Sllovenisë, Tanja Fajon, në Prishtinë dhe Beograd dhe kjo lidhet me raportet që janë publikuar për paratë e kompanisë GEN-I, të cilat janë derdhur në llogarinë e ambasadorit Martin Berishaj, i cili më pas dyshohej se ishte përdorur për financimin e fushatës së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, raportonë gazeta sllovene.

Ai shton se mediat sllovene përmendin mundësinë e dëgjimit të kryeministrit Golob para prokurorëve sllovenë në lidhje me këtë rast.

Gazetarët raportojnë se gazeta sllovene”Demokratija” vëren se shumica mendojnë nëse Fajon shkoi në Prishtinë dhe Beograd për të mbuluar Golob dhe mikun e tij Berishën, si dhe se në tekst përmenden hetimet që po kryhen në Kosovë kundër ambasadorit Berishaj për paratë e marra nga dega GEN-I në Beograd.

Go to TOP