‘Më i miri në histori të futbollit?’ – Ibrahimovic: Ronaldo, fenomeni

Debati për futbollistin më të mirë në histori është i përhershëm, ndërsa në një intervistë për Corriere TV, Zlatan Ibrahimovic është pyetur për mendimin e tij lidhur me më të mirin e të gjitha kohërave.

“Do të thosha Ronaldo, Fenomeni. Nuk e kam parë (Diego) Maradonan duke luajtur, e kam shikuar vetëm në TV”.

“Ronaldon e kam parë drejtpërdrejtë, si fëmijë përpiqesha që ta imitoj atë”, ka thënë 40-vjeçari.

Lionel Messi e fitoi Topin e shtatë të Artë në javën e kaluar, ndërsa Ibra ka folur për rivalitetin e superyllit argjentinas me superyllin portugez, Cristiano Ronaldo.

“Ata janë shumë të fortë, është zgjedhje e vështirë. Nëse më duhet doemos të zgjedh, do të thosha Messi, sepse kam luajtur me të dhe gjithçka që ai bën nuk është e ndërtuar, por e bën natyrshëm”, ka shtuar sulmuesi veteran. 

Go to TOP