Më 26 nëntor mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Më 26 nëntor do të mbahet mbledhja e ardhshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Kjo u bë e ditur në një njoftim të Qeverisë ku thuhet se kjo është mbledhja e shtatë.

“Në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Go to TOP