Mbërrin në Izrael sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, ka mbërritur në Izrael, raporton BBC.

“Sekretari i Jashtëm ka mbërritur sot në Izrael për të demonstruar solidaritetin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar me popullin izraelit pas sulmeve terroriste të Hamasit”, tha një zëdhënës i qeverisë.

“Ai do të takohet me të mbijetuarit e sulmeve dhe liderë të lartë izraelitë për të përshkruar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”.

Go to TOP