Mbappe e cilëson Hakimin si mbrojtësin e djathtë më të mirë në botë

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka thënë se ish-mbrojtësi i Interit, Achraf Hakimi është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë.

Hakimi kaloi një sezon te Interi përpara se të bashkohej me PSG-në në një marrëveshje prej 75 milionë euro verën e kaluar.

Marokeni ka tre gola dhe po aq asistime në 25 paraqitje me PSG-në këtë sezon.

Ai shënoi golin e fitores në fitoren 2-1 të Marokut ndaj Malawyt në raundin e 16-të të Kupës së Kombeve të Afrikës dje (e martë) dhe bashkëlojtari i tij, Mbappe e lavdëroi atë në rrjetet sociale.

“Achraf Hakimi. Mbrojtësi i djathtë më i miri në botë. Natën e mirë njerëz”, ka shkruar Mbappe në profilin e tij në Twitter.

Ndryshe, Interi e ka zëvendësuar Hakimin me Denzel Dumfries, i cili ka tre gola dhe pesë asistime në 26 paraqitje me Nerazzurrët.

Go to TOP