Mbahet diskutim publik për Draft Statutin e Muzeut të Kaçanikut

Organizuar nga Komuna e Kaçanikut, sot u mbajt diskutim publik lidhur me Draft Statutin e Muzeut të Kaçanikut, ku për hapat e deri tanishëm foli drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Hafize Sallahu, ndërsa pjesëmarrësit i përshëndeti Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi i cili falënderoi këshillin punues në hartimin e këtij draft statuti.

Pjesëmarrësit përgëzuan këtë iniciativë dhe me pyetje të ndryshme nga këshilli punues i këtij draft dokumenti kërkuan sqarime më të hollësishme rreth funksionalizimit të Muzeut.

Sqarime pjesëmarrësit morën nga  kryesuesi i këshillit punues të Muzeut Hajredin Rramajli me anëtarët e tjerë të këtij këshilli. Ky dokument tani më është në fazën e dërgimit në kuvend për miratim. /Kosova.info/

Go to TOP