Shënohet Dita Botërore e Muzikës, shtatë kompozitorë shpërblehen me çmime

Me aktivitete të shumta u shënua Dita Botërore e Muzikës. Me këtë rast, shtatë kompozitorë u shpërblyen me çmime të ndryshme nga Ministria e Kulturës, e çmimi për veprimtari jetësore “Niketë Dardani” iu dha kompozitorit që nuk jeton më, Lorenc Antonit, në 115-vjetorin e lindjes së tij.

Ndërkaq, nisën edhe garat ndërkombëtare të muzikantëve të rinj “ArsKosova 2024”, të cilat do të vazhdojnë për 3 ditë radhazi. Në këto gara do të marrin pjesë 130 instrumentistë, solo-këngëtarë e kompozitorë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia dhe Ukraina.

Festa e parë e Muzikës u zhvillua në Francë, e cila që atëherë është kthyer në një fenomen ndërkombëtar dhe festohet në të njëjtën ditë, në më shumë se 110 vende, në të gjithë botën.

Go to TOP