Martiri i Kombit, lugdinasi Nue Jakaj nga Ranoci i Klinës mbetet një ndër fanarët e lirisë dhe lulëkuqet e kombit shqiptarë

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Sot, më 6 shkurt 2023, apo shtatëdhjetë e pesë vjet me parë, martiri i kombit, Nue Jakaj, i cili është një nder pinjollët e Jak Alisë. Ai, për shkak të veprimtarisë së tij patriotike, ishte arrestuar nga pushteti komunist dhe është rrahur e keqtrajtuar barbarisht nga ZKZ- ja apo UDB-ja kriminale e asaj Jugosllavie të dikurshme fantome, i cili atdhetar, pas disa ditësh ndërron jetë për të mbetur sot e mot, fanarë lirie dhe një nder lulëkuqet e kombit për një  Shqipëri Etnike.

Martiri i përndritshëm Nou Jakaj, menjëherë pas pushkatimit të vëllait të tij-Pjetrit, dhe të tjerëve siç ishin: Rrustë e Ukë Rugova, Llesh Gjon Lleshaj, Col Bajraktari…. të kulla e Mirk popit sllavortodokës në Istog, pra Nou, i është bashkëngjitur në ndihmë veprimtarisë atdhetare të Luanit të Dukagjinit pikërisht të Ballit Kombëtar, Nue Perlleshit, komandant i i lartë i njësitit, duke u gjendur krah çelulave të Ballit Kombëtar, qe vepronin në atë kohë e që kryesoheshin veç Nue Perlleshi edhe Shaban Polluzha, Marie Shllaku, prof. Ymer Berisha, Zef Gjidoda, Kapidanit të Mirditës Nue Gjon Marka Gjonit etj., të cilët ishin këta qe u vunë nën mbrojtjen e shqiptarëve duke luftuar anembanë kundrejt komunistëve e serboçetnikëve të Serbisë fashiste kriminale…

Vlen të potencohet se po të kishin qenë gjallë këto figura të larta intelektualësh e heroikësh shqiptarë të vrarë të atdheut, Kosova Dardane do të ishte pjesë e pakontestueshme e Shqipërisë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe e Rilindësve Kombëtar dhe Shqipëria Etnike do të frymonte më mirë dhe do të ishte pjesë euroatlantike përkrah apo do të ishte rreshtuar me fuqitë e prosperuar perëndimore siç janë sot: Uashingtoni, Londra, Roma, Berlini, Parisi etj.! 

Mirëpo ishte pjella famëkeqe envero titiste dhe njësiteve të kuqe partizane apo i të ashtuquajturit, LANÇ-it në Shqipëri e Kosovë (te okupuar nga serbët) qe mbeshtetnin politikat djallëzore shovene komuniste e spiunëve e servilëve sllavo stalinist, qe groposnin tentativën e vullnetit të lirë të Shqipërisë dhe tentativat tjera të tezave i të të djathtës për Shqipëri Etnike dhe atyre të Ballit Kombëtar për një Shqipërinë prosperuese euroatlantikë.

Për jetën dhe veprimtarinë kolosale të martirit, Nue Jakaj, për shumë dekada me radhë është shkruar shumë njohës të spikatur të historisë nga të gjitha trojet shqiptare përfshirë nga prof. Riza Sadiku, prof. Muhamet Shatri, prof. Mikel Gojani, studiuesi, Tomë Mrijaj, studiuesi, Jetish Kadishani, Cen Pushkolli, publicisti, Gjekë Gjonaj, publicisti, Lekë Mrijaj etj., të cilët ishin këta studiues të cilët e përshkruan në mënyrë kronologjike veprimtarin e Jakajve dhe të birit të tyre martirit të kombit, Nue Jakajt, i cili siç e potencuam edhe me sipër, pas shtatëdhjetë e pesë vjetëve me parë, për shkak të veprimtarisë së tij patriotike, atdhetare është arrestuar, torturuar e qe nga torturat e egra të marra nga ZKZ-ja serbiane, është liruar nga burgu dhe ndërron jetë pas disa ditësh me 6 shkurt 1948, për të mbetur një sinonim e themel i të drejtës për unitetin dhe lirinë e Shqiptarëve për Shqipërinë Etnike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Krejt në fund Toma, biri i martirit të atdheut Nue Jakajt, i cili jeton në Amerikë qe nga viti 1969, veç tjerash është edhe një nacionalist i Ballit Kombëtar i cili e kujton përherë me shumë mall, njëkohësisht e kujton edhe kontributin atdhetar dhe martirizimin e babait të tij për atdhe, ai mes tjerash thotë se martirizimi i babait të tij-Nout, për neve, fëmijën Jakaj dhe trevën e Lugut  të Drinit, mbetet një testament se si duhet të veprohet për atdhe, e qe sakrificën e tij do ta ruajmë me krenari, pikërisht sakrificën në fjalë të babait do t’ju trashëgojmë brezave tanë.

Lavdi jetës dhe veprës së martirit lugdinas të kombit, Nue Jakaj. Lavdi të gjithë dëshmorëve e patriotëve të kombit!

Go to TOP