Maqedonci takohet me Peachin, i shpreh mirënjohje për mbështetjen për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Maqedonci i shprehu mirënjohje Peachit për mbështetjen e Britanisë për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Temat që u zhvilluan në këtë takim ishin rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së, si dhe operacionin Interflex që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesëmarrje dhe të trupave të FSK-së”.

“Ministri Maqedonci u shpreh falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës në çështje të sigurisë, ruajtjes së integritetit territorial, veçanërisht me shtimin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it, pas sulmit terrorist dhe paramilitar me 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë”, thuhet në njoftim.

Peach është takuar sot edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, ndërsa është paraparë që të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Go to TOP