Manifestim kulturor i filmave shqiptar në Diasporë

Në suaza të aktiviteteve të parapara për vitin 2022, Shoqata. “SHARRI”, me adresë, Lee 1551, 9304 Waldkirchme në Kantonin e Saint-Gallenit, me kryetar Nagip Mehmedi si dhe në koordinim të plotë me artistin Naski Abdixhiku, organizon mbrëmjen me filma të metrazhit të shkurtë shqiptar.

Në këtë manifestim kulturor prezent do të jenë edhe vetë regjisorët dhe dy protagonistët e 2 filmave.

– Fjala hyrëse e organizatorëve ora:

14:00 h

– Projektimi i filmave:

– Çlirimi, 28 min. (regjisor: Burim Haliti)

– Hekurishtja, 25 min. (regjisor: Burim Haliti)

– Piano, 26 min. (regjisor: Xhelal Haliti)

Bisedë me regjisorët

Pauzë e shkurtë

– Projektimi i filmave:

– Skenari i nënës, 42 min. (regjisor: Kastriot Saqipi)

– Lorin, 3.20 min. (regjisor: Ajas Kuliçi)

Bisedë me regjisorët

Mbrëmja do të përmbyllet me një aperitiv modest dhe bisedë të lirë në mes pjesëmarrësve dhe regjisorëve.

Evenimenti përkrahet financiarisht nga vet Shoqata ,,SHARRI”.

Sinopsisa të shkurtë të filmave që do të shfaqen:

Filmi “Çlirimi” 28 min. – Regjisor; Burim Haliti

Me skenar dhe regji nga Burim Haliti. Film i cili ka 15 çmime Kinematografike!

Ngjarja zhvillohet gjatë luftës në Kosovë 1999, ku e gjithë ngjarja fokusohet te dy personazhet kryesorë (një mësues dhe një nxënës) të cilët kanë mbetur të ngujuar në shkollën e tyre dhe nuk mund të dalin jashtë, aty jetojnë disa muaj deri sa të mbaroj lufta, ku në fund dalin të gëzuar, por papritmas ndodhë diçka e pazakontë e cila ia ndërron kahen dramës!

Filmi “Hekurishtja” 25 min.- Regjisor: Burim Haliti.

Hekurishtja” është film i metrazhit të shkurtër me skenar dhe regji nga Burim Haliti. Film i cili ka mbi 30 çmime në festivale internacionale.

Ngjarja i përket periudhës pas lufte në Kosovë, dhe bëhet fjalë për një mbajtës të familjes i cili ka një grua dhe një djalë, dhe si burim i të ardhurave materiale kanë grumbullimin. (shitjen) e hekurave si dhe metaleve tjera.

Protagonisti së bashku me djalin e tij 12 vjeçar fillojnë edhe me mbledhjen dhe vjedhjen e metaleve të ndryshme, derisa në fund bëjnë një vjedhje të rëndë, me të cilën ngjarje shokohen të gjithë.

Filmi “Piano” 26 min.- Regjisor; Xhelal Haliti

Piano është një film i cili tregon sa e rëndësishme është familja dhe se si duhet t’ia dimë vlerën shëndetit. Po ashtu tregon dashurinë e madhe të babait ndaj vajzës së tij, ku ai (babai) edhe pse i sëmurë, mundohet ta bëjë të pamundurën vetëm e vetëm të jetë prezent në koncertin e vajzës së tij e cila është pianiste!

Filmi “Skenari i nënës”, 42 min. – Regjia Kastriot Saqipi

Personazhi i këtij filmi dokumentar, Avni Hetemi, edhe pse një person me aftësi të kufizuar, është një i ri komunikues dhe i shoqërueshëm, pasi bëhet fjalë për një të ri vërtet ambicioz dhe shumë energjik, i cili me gjithë vështirësitë në qarkullim, nuk e ndalon karrocën e tij, si në aktivitete private ashtu edhe në ato sociale.

Ideja e dokumentarit është që këta njerëz të mos i shohim ndryshe.

Filmi “LORIN” , 3.20 min. – Regjia; Ajas Kuliçi.

10-vjeçari Lorin na tregon në mënyrë mbresëlënëse se si e menaxhon jetën e tij të përditshme që nga diagnoza (diabeti tip 1) 3 vjet më parë. Djaloshi trim na tregon për thellësitë që ka përjetuar dhe vështirësitë e tij të brendshme derisa mori vendimin. e tij personal disa muaj më parë. Lorin dëshiron të jetojë pa frikë dhe të shikojë vetëm përpara.

I gjithë ky eveniment nuk do të ishte i mundur pa koordinimin. dhe organizimin. e artistit Naski Abdixhiku të cilin e  falënderojmë shumë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e Shoqatës Nagip Mehmedi.

Go to TOP