Man United insiston për De Ligt, gati oferta

Klubi anglez, Manchester United raportohet se ka rritur presionin mbi Bayern Munich për  Matthijs de Ligt.

‘Djajtë e Kuq’ sipas medieve britanike, insistojnë që gjatë kësaj verë të transferojnë mbrojtësin holandez.

Në fakt, klubi nga ‘Old Traffordi’ prej kohësh është duke e monitoruar reprezentuesin e Holandës.

Man United siç raportohet, tashmë e ka dërguar ofertën e parë në adresë të Bayern Munich për De Ligt, edhe pse ende nuk është bërë publike oferta e klubit anglez.

Mbrojtësi holandez shihet zëvendësues ideal për Varane, i cili nuk do të jetë pjesë e Man Unitedin në sezonin e ardhshëm.

Go to TOP