Mallorca humbet, Muriqi ende pa gol në La Liga
Skuadra e Mallorcas sot ka humbur me rezultat 1-0 ndaj ekipit të Villarealit në ndeshjen e dytë zyrtare në La Liga.
Gerard Moreno ishte autori i golit të vetëm në ndeshje. Spanjolli e realizoi golin në minutën e 63’ të ndeshjes.
Sulmuesi kosovar mbetet ende pa gol në edicionin e ri të La Ligas. Në ndeshjen e parë prizrenasi dështoi të shënoj gol nga penaltia.
Mallorca pas një barazimi dhe një humbje në dy ndeshjet sezonale, renditet në vendin e 14-të në tabelë.
