Malisheva transferon futbollistin e 2 Korrikut

Riad Jashari është futbollisti më i ri i Malishevës. Për transferimin e futbollistit të 2 Korrikut ka njoftuar vetë skuadra nga Kosova qendrore përmes një komunikate.

“Arrijmë marrëveshje me FC 2 Korrikun për transferimin e Riad Jasharit.

Mirësevjen Riad, suksese!”, ka njoftuar Malisheva. 

Aktualisht në tabelën e Superligës së Kosovës, e cila kryesohet nga Ballkani, Malisheva gjendet në pozitën e katërt. 

Go to TOP