`Mali i Qumështit` i autores Ervina Halili promovohet sonte në Prishtinë
Autorja Ervina Halili, sonte nga ora 18:00 promovon librin“Mali i Qumështit”, në librarinë Dukagjini në Prishtinë.
Në këtë ngjarje do të diskutojnë Ernestina Gjergji Halili, Ag Apolloni dhe autorja e librit, Ervina Halili.
Librat e saj janë përkthyer në disa gjuhë evropiane dhe janë paraqitur në panaire librash anembanë Evropës.
Ervina Halili, e lindur në Prishtinë, është një nga zërat më të spikatur letrarë të kohës sonë. Vepra e saj pasqyron thellësi emocionale dhe lidhje unike me historinë dhe shoqërinë. Me romanin “Mali i qumështit”, ajo sjell një narrativë të re që eksploron tema si kujtesa, identiteti dhe rrëfimi vizual.
