Macron thotë se bisedat telefonike me Putinin janë cinike

Pak para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë të dielën, presidenti aktual i këtij vendi, Emmanuel Macron, mbrojti bisedimet me homologun rus Vladimir Putin.

“Ky rol i dialogut me presidentin rus nuk më shpërblen”, tha Macron duke u munduar të arsyetojë bisedat e shpeshta telefonike me presidentin para dhe pas fillimit të agresionit në Ukrainë.

Ai kaloi, siç thotë ai, orë të tëra në bisedime me kreun e shtetit rus.

“Çdo diskutim karakterizohet nga cinizëm, nuk është kurrë kënaqësi”, tha Macron, i cili i përshkroi bisedimet me Putinin si “detyrë” e tij.

Francezi shtoi se fundin e luftës në Evropë e sheh vetëm në mes të majit “Bisedimet me Putinin nuk janë të kota, por të dobishme për përgatitjen e paqes”, shtoi Macron. 

Go to TOP