Maas: Marrja e pushtetit nga talibanët është e pashmangshme

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, thotë se marrja e pushtetit nga talibanët në Afganistan është e pashmangshme.

“Konfimoj se pjesë të qeverisë afgane janë tashmë jashtë vendit dhe se përparësia kryesore për Gjermaninë ishte siguria e shtetasve tanë, e stafit tonë në Ambasadën tonë, dhe në mënyrë të barabartë të njerëzve me të cilët kemi punuar në Afganistani vitet e fundit”, tha Maas, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Ministri vazhdoi të deklarojë se disa persona do të evakuoheshin dhe aeroplanët ushtarakë gjermanë do të fluturonin për në Kabul gjatë natës për të mbështetur atë operacion.

“Ne jemi në kontakt të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë dhe kemi rënë dakord që ne do të ofrojmë mbështetje reciproke me masat e evakuimit në ditët në vijim,” tha Maas, duke shtuar “ne kemi ndihmuar të tjerët dhe ne gjithashtu do të pranojmë ndihmën e tyre”.

Ministri gjerman i mbrojtjes konfirmoi të dielën se avionët e parë të transportit ushtarak A400M do të niseshin të dielën mbrëma me forcat e reagimit të shpejtë në bord për të siguruar operacionin.

Go to TOP