Lutfi Haziri votohet me kusht më shumë se sa Alban Hyseni

Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë më shumë vota me kusht se sa kundër kandidati i tij, Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje i cili ia mori Gjilanin.

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar numërimi për Komunën e Gjilanit të votave me kusht për balotazhin e 14 nëntorit.

Hyseni ka marrë 278 vota kurse Lutfi Haziri i LDK-së ka marrë 285 vota.

Por këto vota nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

Go to TOP