Lushtaku viziton Thaçin në Hagë: I fortë si gjithmonë, do të dalë fitimtar

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku së bashku me

Rrahman Ramën e Hisni Thaçin kanë vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Hagë.

Ai ka thënë se presidenti Thaçi ishte i fortë dhe mbante një qëndrim prej një burrështetasi.

Lushtaku këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa tha se Thaçi e të tjerët do të dalin fitimtar nga ky proces.

“Sot së bashku me Gjeneralin Rrahman Rama e bashkëluftëtarin Hisni Thaçi, vizituam në Hagë mikun tonë, Presidentin Hashim Thaçi.

I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!”, shkroi ai ndër të tjera.

Go to TOP