Kosova.info

Lul Raka i kërkon Kurtit të intervenojë për të ndalur ikjen e mjekëve

Ministria e Shëndetësisë edhe pas një muaji e gjysmë është duke operuar me ushtrues detyre, shto këtu faktin që kompetencat kryesore për ta drejtuar këtë sektor i ka marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Sa i përket mosemërimit të ministrit të Shëndetësisë, Lul Raka nga IKShPK-ja për Ekonomia Online ka thënë se këtë pyetje duhet bërë politikanëve.
Madje, ai tha se gjendja në shëndetësi është mjaft e vështirë dhe një numër i madh i mjekëve po largohen nga vendi.

“Këtë pyetje bonja politikanëve. Unë skam lidhje me këtë punë. Gjendja në shëndetësi është e vështirë dhe sfiduese. Pa mjekë nuk mbesim. Mjekë do të ketë mirëpo është numër i madh i atyre që ia kanë mësy shteteve të Evropës perëndimore dhe normal që është shqetësim për të gjitha shtetet e rajonit dhe duhet investuar që njerëzit sidomos pjesa më vitale të qëndrojnë dhe punojnë në Kosovë”.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti duhet të investojë që këta njerëz të ndalen.

“Kryeministri duhet të investojë që këta njerëz të ndalen. Te ulet numri i mjekëve duke i stimuluar në punësim, dhe duke krijuar ura të bashkëpunimit me atë që tashmë janë larguar sepse një pjesë e tyre janë jashtë”, u shpreh ai.

Infektologu Raka shtoi se dimri ka viruse të ndryshme, andaj është e nevojshme mbrojtja dhe ruajtja e popullatës, sidomos personat në moshë të shtyrë.

“Me zbatimin e masave parandaluese te cilat tashmë popullata i di. Dimri ka viruse të ndryshme për shkak të sezonës dhe grumbullimit te brendshëm. Fokusi duhet të jetë në mbrojtjen dhe ruajtjen e popullatës të rrezikuar aty që kanë problem me imunitet personat në moshë të shtyrë që kanë sëmundje shoqëruese . Fokusi i mbrojtjes së parandalimit është kjo kategori”, tha Raka.

escort mersin - izmir escort