Luiz Diaz e shpëton Liverpoolin nga humbja dhe kërkon liri për babin e tij

Liverpooli ka barazuar me Luton Town, me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 11-të në Premier League.

Golin e parë në ndeshje për vendasit e ka realizuar Takith Chong, në minutën e 80’.

Megjithatë në skenë doli Luis Diaz, në minutën e 95’, i cili pas golit të shënuar, ka kërkuar lirimin e babait të tij nga rrëmbyesit.

Liverpooli pas barazimit renditet në vendin e katërt me 23 pikë, pas 11 xhirove.

Go to TOP