Luis de la Fuente: Spanja është përgatitur, Franca me potencial të madh

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka shprehur besimin e tij të plotë në ekipin që drejton në prag të gjysmëfinales së Euro 2024 kundër Francës, e cila zhvillohet të martën. 

“Jemi të përgatitur për ndeshjen. Ne duam të luajmë mirë, por mbi të gjitha të jemi efektivë”, ka thënë trajneri spanjoll. “Për mua, ekipi im është më i miri, por para nesh kemi një ekip të madh që është po aq i mirë. Franca ka potencial të jashtëzakonshëm. Fizikisht Franca është një nga më të fortat”.

Ai e ka vlerësuar kundërshtarin, duke theksuar forcën fizike dhe cilësinë e lojtarëve francezë. “Unë analizoj potencialin e ekipit dhe ne i njohim lojtarët dhe dimë si të sillemi me ta. Unë do të mendoj se skuadra ime është më e mira edhe nëse na eliminojnë”, ka thënë Luis de la Fuente. 

Go to TOP