Luftimi i korrupsionit
Shumë raporte ndërkombëtare në vazhdimësi i kanë kërkuar Kosovës luftimin e korrupsionit, si parakusht për anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtarë. Ndërsa në një raport të fundit të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, kanë dalë të gjetura, sipas të cilave gjatë vitit 2022 në sistemin e drejtësisë ka pasur ngecje në luftimin e korrupsionit.
Ministria e Drejtësisë, në një përgjigje për RTK-në, ka thënë se do t’i analizojnë të gjeturat në sistemin e drejtësisë, derisa nga Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor i Kosovës nuk i kanë komentuar këto të gjetura, të cilat janë publikuar një javë më parë.
1389 raste me pretendim të kryerjes së veprës penale, që kanë të bëjnë me Korrupsion gjatë vitit 2022 kanë ngelur të pazgjidhura , njëlloj kanë ngelur edhe 1444 raste që I takojnë grupit të veprave penale që kanë të bëjnë me korrupsionin zyrtar dhe vepra penale kundër detyrës zyrtare. Nga Prokurori i shtetit gjatë vitit 2022 janë shënjestruar 5 raste te reja, ku janë të përfshirë 60 persona, janë ngritur 8 aktakuza, ku janë të përfshirë 98 persona.
Prej fillimit të këtij procesi janë ngritur 75 aktakuza për rastet e shënjestruara, prej të cilave: 42 raste i përkasin natyrës korruptive (310 persona); 33 raste i përkasin natyrës së krimit të organizuar (320 persona).
Instituti i Kosovës për Drejtësi, së fundmi, ka dalë me një raport sa i përket rasteve të korrupsionit.
