Luftëtarët e Wagnerit shihen në Rostov-on-Don pas thirrjes për rebelim

Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse.

Disa burra të armatosur afër një tankeje në qendër të Rostov-on-Donit. Fotografia është bërë në mëngjesin e 24 qershorit, afër bazës së ushtrisë ruse për rajonin jugor.

Një tanke me simbole të kuqe në rrugët kryesore të Rostov-on-Donit. Yevgeny Prigozhin, shefi i Wagnerit, ka thënë më 24 qershor se forcat e tij kanë kaluar nga territori ukrainas dhe kanë hyrë në Rostov-on-Don, rreth 100 kilometra larg zonës kufitare.

Burrat, që raportohet të jenë pjesëtarë të Wagnerit, shihen duke marrë pozicione mbrapa një makine civile. Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, ka bërë të ditur për inicimin e një rasti penal kundër Prigozhinit për “nxitje të rebelimit të armatosur”.

Burra të armatosur mbrapa një makine.
Burra të armatosur mbrapa një makine.
Këtu shihet Prigozhin, dhe besohet se është në bazën e ushtrisë ruse për rajonin e jugut. Prigozhin ka pretenduar më 23 qershor se kampi i Wagnerit në Ukrainë është goditur me raketa dhe e ka akuzuar ushtrinë ruse për to.
Këtu shihet Prigozhin, dhe besohet se është në bazën e ushtrisë ruse për rajonin e jugut.

Prigozhin ka pretenduar më 23 qershor se kampi i Wagnerit në Ukrainë është goditur me raketa dhe e ka akuzuar ushtrinë ruse për to.
Një burrë, që besohet se i përket grupit Wagner, shihet duke iu drejtuar fotografit më 24 qershor.

Burra të armatosur në qendër të Rostov-on-Donit. Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka urdhëruar të shtunën që të merren masa “anti-terrorit”.

Në fotografi e bërë para agimit, më 24 qershor. Në të shihen civilët e mbledhur në Rostov-on-Don rreth një makine të armatosur, e cila mban shkronjën Z – simbol që lidhet me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Një luftëtar i Wagnerit shihet para një pajisjeje të armatosur që besohet se i përket ushtrisë ruse në Rostov-on-Don.

Një grua i flet një burri të armatosur në Rostov-on-Don, pasi del nga autobusi.  

Go to TOP