Londër: Rexhepi fton investitorët në Kosovë për të inkurajuar zhvillimin ekonomik dhe pajtimin

Autor: Berzat Berzati

Në bashkëpunim me ICO-në, zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi shpreson të sigurojë investime mbi 300 milionë funte. Nisma po cilësohet si një histori suksesi për vendin, i cili dëshiron të tërheqë investime të mëtejshme dhe të nxisë rritjen ekonimike.

Ftesa është dërguar në një konferencë për Kosovën në Dhomën e Lordëve. Ajo ishte edhe në ambasadën tonë në Londër në kuadër të vizitës së saj zyrtare dhe u prit nga ambasadori në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti.

Vizita e Emilija Rexhepi është në kuadër të një turi në institucionet e Britanisë së Madhe dhe Kosovës në Londër. Në komunikatë nuk jepen detaje shtesë, transmeton Kosova.info

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Rexhepi, gjatë vizitës së saj në Londër, do të marrë pjesë në konferencën për Kosovën, që do të mbahet në Dhomën e Lordëve.

Kapiti takoi Emilia Rexhepin për mundësitë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë kontekst, u fol edhe për planet konkrete që Ambasada e Kosovës në Londër ka për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në aktivitete të përbashkëta.

Go to TOP