“Lojtar i jashtëzakonshëm”, Klopp lavdëron Martinellin e Arsenalit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk mund të fshehë lëvdatat për të talentin e Arsenalit, Gabriel Martinelli.

Reds morën një fitore të madhe 2-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Carabao Cup në Emirates Stadium, duke kaluar në finalen e madhe të Wembleyt.

Ndërsa Liverpool festoi suksesin e tyre dhe priste me padurim një finale kundër Chelseat, Klopp zgjodhi një moment për të lavdëruar 20-vjeçarin Martinelli për paraqitjen e tij ndaj Reds.

“Meqë ra fjala, Martinelli, të gjithë duhet ta mbajnë mend atë emër. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë Klopp.

Martinelli është bërë titullar i rregullt për trajnerin Mikel Artetën gjatë muajve të fundit, duke dhuruar paraqitje brilante.

Sulmuesi brazilian ka shënuar katër gola në 13 paraqitje në ligë.

Go to TOP