Logopedi që dyshohet se abuzoi me 3 vjeçaren autike kthehet në punë në QKUK

Iljasa Fazliu, logopedi që abuzoi me 3 vjeçaren me autizëm është kthyer në punë në Klinikën e ORL-së, në QKUK.

Kthimi në punë i logopedit Fazliu është bazuar në vendimin e lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku i njëjti nuk ka dënim të formës së prerë.

Lajmin e ka konfirmuar zyra për media e QKUK-së.

“Në lidhje me rikthimin e tij në punë, ju njoftojmë se i njëjti është kthyer në punë vetëm si logoped në Klinikën e ORL-së, por jo u.d. shef i shërbimit. Komision Disiplinor vendimin e ka bazuar në Certifikatën mbi Dënimet Penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku I.F figuron se nuk është i dënuar me Aktgjykim të formës së Prerë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Skandaloz është fakti që rikthimi në punë i logopedit është bërë duke e ditur që i njëjti është në rilicencim, pasi nuk kishte licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

“Po ashtu, ka sjellë dëshminë nga Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndësore të Kosovës, Vëretetim, sipas të cilit është në procedurë të rilicencimit të tij nga data 5 janar 2023”, thuhet më tej në përgjigjen e QKUK-së.

Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani dyshohet se ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 3 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Video incizimet ku i njëjti dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmijën teksa dëgjon të qarat e tij ishin publikuar në media.

Një familje kishin kohë që po e dërgonin vajzën e saj 3 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan, derisa nëna e kishte vërejtur se gjendja e vajzës që vetëm se përkeqësohej dita ditës.

Në video incizime Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa here me radhë.

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta qft bota nanen…ik aty… jepja bre topin qja nanen qaty… nalu ta qft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b*hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në video.

Logopedi Iljasa Fazliu, doli është i përfshirë edhe në një skandal tjetër. Mediat kishin raportuar se si ai si kryesues i Komisionit për Licencim të Logopedëve kishte lëshuar 4 licenca të punës në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Në pozita e kryesuesit të Komisioni për Licencim të Logopedëve, Fazliu dyshohet se ka lëshuar licenca kundër rregullave të parapara me legjislacioni në fuqi. Vetëm me tre muaj praktik profesionale, ai u ka lëshuar licenca të punës katër logopedëve.

Go to TOP