Llapi sonte përballet me skuadrën polake
Nënkampioni i Kosovës, Llapi sonte do të luajë në fazën kualifikuese në garës së dytë në futbollin evropian për klube, Europa League, në kuadër të rrethit kualifikues.
Skuadra e Tahir Batatinës, do të ketë punë me ekipin polak Wisla Krakow.
Loja nis nga ora 20:30 në stadiumin “Miejski im. Henryka Reymana”.
Wisla Krakow është në kategorinë e dytë të futbollit polak, por u kualifikua në gara evropiane, pasi e fitoi Kupën e Polonisë.
Ndërkaq llapjanët, bënë paraqitje fantastike sezonin që lamë pas dhe do të tentojë të kalojë rrethin e parë.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në “Zahir Pajaziti”.
