Llapi në disavantazh pas pjesës së parë

Llapi gjendet në disavantazh në ndeshjen me Wisla Krakow pas dyzet e pesë minutash loje në stadiumin “Stadion Miejski im. Henryka Reymana” në Poloni.

Skuadra nga Podujeva e ka nisur keq ndeshjen, duke pësuar gol që në minutën e dytë. Ka qenë Sapala ai që me një goditje të fortë e ka mposhtur portierin e Llapit, duke i dhënë avantazhin skuadrës polake.

Rastin më të mirë për të barazuar rezultatin, Llapi e ka pasur pas njëzet minutash, kur Baftiu ka bërë një goditje të fortë, por portieri i Wisla Krakow e ka ndalur. 

Megjithatë, në dispozicion të të dy skuadrave mbetet edhe një pjesëlojë e plotë

Go to TOP