Lladrovci thotë se Kosova është vend i mundësive, ha drekë me një producent amerikan e një biznesmen shqiptar

Në një drekë me producentin e njohur amerikan Webster Stone dhe miqtë e tij, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se Kosova është vend i mundësive.

“Drekë e këndshme me skenaristin dhe producentin e njohur amerikan Webster Stone, mikun dhe biznesmenin Bashkim Sinaj nga ShBA dhe bashkëluftëtarin tim, Fiton Pejën, në Prishtinë”, ka shkruar Lladrovci.

Sipas tij, Kosova është vend i mundësive.

“Kosova është vend i mundësive, ishte emëruesi i përbashkët, i kësaj dreke. Regjisori Stone, do të mbaj ligjëratë para studentëve të Akademisë së Arteve dhe Arteve Dramatike, për punën e tij. Respekt!”

Go to TOP