Lladrovci rikthehet në PDK: Të bashkuar, të fituar

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lënë të kuptohet se është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës(PDK).

Lladrovci ka ka shkruar në Facebook, se për PDK-në dhe Bedri Hamzën ashtu si më 9 shkurt, do të jenë më të përkushtuar se kurrë për votë më 28 dhjetor, me synimin për të tejkaluar 20 mijë vota.

“U takuam sërish në selinë e fitoreve të vazhdueshme, me Kryesinë dhe Shtabin e fitores, të komunës së shtatë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ashtu siç me mish e me shpirt u angazhuam për çdo votë, për PDK-në dhe Bedri Hamzën më 9 Shkurt, edhe më fuqishëm do të jemi të përkushtuar për votë më 28 Dhjetor, me synim të tejkalimit të 20 mijë votave. Fitorja i ka hije bastionit, besa edhe fitores ia kemi marrë dorën. Do të vazhdojë me fitore si në zgjedhje lokale edhe ato qendrore, vazhdojmë. Të bashkuar, të fituar”, shkruan Lladrovci.

Një javë më parë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) bëri bashkë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza me kryetarin e kësaj e Drenasit Ramiz Lladrovci.

Bedri Hamza, i cili bëri publik këtë takim, ka thënë se Ramiz Lladrovci, ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e pandashme e PDK-së.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor.Ky vendim vjen në një periudhë kur partitë politike po finalizojnë listat përfundimtare të kandidatëve, ndërsa qytetarët presin të shohin ofertat elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. /Kosova.info/


Go to TOP