Liverpool triumfon bindshëm ndaj Bournemouthit

Liverpool ka forcuar pozitën e parë në Premier League të dielën kur ka realizuar fitoren e pestë radhazi në të gjitha garat. 

Në kuadër të javës së njëzet e një në Premier League Liverpool ka triumfuar ndaj Bournemouth me rezultatin 0:4.  

Derisa pjesa e parë ka njohur përpjekje po jo gola, dyzet e pesë minutëshi i dytë ka qenë krejtësisht ndryshe. 

Darwin Nunez (49’, 90+3’) dhe Diogo Jota (71’, 80’) realizuan për fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp. 

Pas kësaj ndeshje Liverpooli ka dyzet e tetë pikë, pesë më shumë se Manchester City, Arsenal dhe Aston Villa. 

Bournemouth gjendet në mesin e tabelës larg zonës së rënies po shumë larg vendeve evropianen, në pozitën e dymbëdhjetë me njëzet e pesë pikë.

Go to TOP