Liverpool refuzon ofertën e Leipzig për Carvalho

Leizpig ka paraqitur ofertën për blerjen e kartonit të Fabio Carvalho tek Liverpool, megjithatë anglezët kanë refuzuar ta shesin lojtarin, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Negociatat mund të hapen përsëri nëse në ofertë përfshihet e drejta e Liverpool për ta blerë Carvalho nëse hyn në planet e klubit.

20 vjeçari ishte transferuar nga Fulhan më 1 korrik të vitit 2022 për 5.9 milionë euro dhe në sezonin debutues me Liverpool ka regjistruar 22 ndeshje, duke realizuar 3 gola në të gjitha garat.

Go to TOP