Liverpool mposht Crystal Palace, bën hapin e madh për Champions
Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Crystal Palace në Premier League duke forcuar pozitat në garën për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja u karakterizua nga një paraqitje e fortë e skuadrës së Arne Slot, e cila arriti të marrë revanshin pas tre humbjeve të mëparshme ndaj të njëjtit kundërshtar gjatë sezonit.
Liverpool mendoi se kishte fituar një penallti në pjesën e parë, kur Mohamed Salah u ndal në zonë pas një ndërhyrjeje të vonuar, por pas rishikimit të VAR-it, vendimi u anulua.
Avantazhi për “The Reds” erdhi nga Alexander Isak, i cili finalizoi një aksion të ndërtuar mirë pas një devijimi të Alexis Mac Allister.
Pak më vonë, Liverpool dyfishoi shifrat me një aksion të rrjedhshëm ku u përfshi Florian Wirtz dhe Curtis Jones, ndërsa finalizimi erdhi nga Andy Robertson – gol që mund të jetë i fundit i tij me klubin.
Crystal Palace reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi diferencën në mënyrë të çuditshme pas një goli të Daniel Munoz, pas një situate ku portieri i Liverpoolit pësoi lëndim gjatë aksionit.
Në fund, Ëirtz vulosi fitoren me një gol të bukur në kohën shtesë duke siguruar tre pikë shumë të rëndësishme për Liverpoolin.
Sfida u shoqërua edhe me shqetësim për Salah, i cili u detyrua të largohej i lënduar dhe la fushën mes duartrokitjeve të tifozëve duke ngritur dyshime për vazhdimësinë e tij në këtë fazë të sezonit.
Me këtë fitore, Liverpool përfiton nga humbja e rivalëve dhe ngjitet në vendin e katërt në tabelë duke mbajtur distancë të sigurt nga ndjekësit në garën për zonën Champions.
